Dita e Mesuesit - 7 Marsi, Londer 2005


z.Talat Pllana dorëzon z.Tahir Z.Berisha "Mirënjohje" me rastin e 77 vjetorit të lindjes

KREMTIMI I DITËS SË MËSUESIT – 7 MARSI 2005 NË LONDËR

Në kuadër të Ditës së Mësuesit – 7 Marsit dhe 77 vjetorit të lindjes së veteranit të arsimit Tahir Z.Berisha, në Londër më 7 mars 2005 u organizua një tubim solemn, në të cilin morën pjesë shumë bashkatdhetarë dhe dashamirë të arsimit që jetojnë në Britani të Madhe.

Për rëndësinë e Ditës së Mësuesit dhe 77 vjetorin e lindjes së veteranit të arsimit z.Tahir Z.Berisha, i cili që nga Lufta e Kosovës jeton dhe vepron në Londër, folën zz. Talat Pllana, drejtor i shkollës shqipe me mësim plotësues “Kosova” dhe kryetar i Bashkësise Shqiptare “Faik Konica” në Angli, Kastriot Robo, Ambasador i Shqipërisë në Londër dhe Fatmir Terziu, gazetar dhe regjisor filmi. Me këtë rast z.Talat Pllana, T.Z.Berishës ia dorëzoi një mirënjohje me shkrim për kontributin dhe merita të veçanta në arsim si mësues, drejtor shkolle dhe inspektor e kryeinspektor shumëvjeçar i arsimit të Kosovës.

Në vazhdim u shfaq filmi dokumentar “Trokamat në jetën e një pene” të autorit Fatmir Terziu, kushtuar Tahir Z.Berishës.

FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga solemniteti.
Për të parë albumin, ju duhet FLASH PLAYER


- - - - - - - - - -

FILMI DOKUMENTAR "TROKAMAT NË JETËN E NJË PENE"

No comments: