Kujtim i përbashkët i disa nga pjesëmarrësit e kremtimit
KREMTIMI I DITËS SË MËSUESIT – 7 MARSI 2007 NË LONDËR
Me rastin e festës së 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Shkolla shqip me mësim plotësues “Kosova” në Londër, organizoi kremtimin e kësaj feste të rëndësishme. Me këtë rast u bë edhe prezentimi i vëllimit III të Monografisë “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët veteranë (1941 – 1951)”, të autorit Tahir Z.Berisha. Në këtë kremtim mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Britani të Madhe, zoti Kastriot Robo me personelin e Ambasadës.
Solemnitetin e hapi znj.Lumnije Islami, ndërsa për Ditën e Mësuesit foli z.Talat Pllana, drejtor i shkollës dhe kryetar i Bashkësisë Shqiptare “Faik Konica” në Angli. Tubimin e përshëndeti edhe z.Kastriot Robo.
Për Monografinë e z.Tahir Z.Berisha, referatin e paraqiti znj.Lumnije Islami, e në diskutim morën pjesë prof.Selman Lokaj, Maliq Vllasaliu etj.
Në fund u falënderua edhe autori dhe Bibliotekës shkollore ia dhuroi vëllimin III të kësaj monografie. Tubimi u mbyll me një program kulturo – artistik, me kengë e valle popullore, shfaqur nga nxënësit e shkollës.
Manifestimin e përcolli gazetari Rexhep Rifati ndërsa me kamere xhiroi Valon Shehu.
FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga solemniteti.
Për të parë albumin, ju duhet
FLASH PLAYER
No comments:
Post a Comment