Refik Hasani ia dorëzon Mirënjohjen veteranit të arsimit z.Tahir Z.Berisha
Takimet e Pesta tradicionale të Vendlindjes "Malësia e Bujanocit 2009" të mbajtura më datën 26.07.2009, në oborrin e shkollës fillore "Skënderbeu" në Zarbicë
Më 26 korrik 2009, në Zarbicë, fshati më i madh i Malësise së Bujanocit, për herë të pestë u mbajtën Takimet e Vendlindjes "Malësia e Bujanocit 2009". Në tubim morën pjesë banorët nga fshatrat e Malësisë së Bujanocit si Zarbicë, Suharrën, Novosdellë, Priboc, Ramabuqë, Qarr, Muhoc, Xherxhec si dhe ish banorët e kësaj ane por që tanimë jetojnë në fshatrat e rrethinës së Komunës së Gjilanit, Kamenicës, Prishtinës, Fushë Kosovës, Ferizajit, Kumanovës ose që janë me punë të përkohshme në botën e jashtme, si në Evropë, Amerikë etj.
Kjo është një ditë madhështore ku së paku një herë në vit, banorët kanë rastin që të ç'mallen me njëri tjetrin, të rikujtojnë ditët e rinisë nga bankat shkollore, të rrëfëhen për mallin ndaj vendlindjes, për fushat e Kitkës, Kolishtës, Gurit të Zi, Ledinat, Qistelinën, Fushën e Gatë, Lepodërvën, për peripecitë e tyre në Malësi etj.
Në takim folën: Selami Bajrami, kryetar i Bashkësisë Lokale të Zarbicës ( ende jeton në fshatin Suharrën, në mahallën Tahiraj); Refik Hasani, iniciator dhe publicist nga Malësia e Bujanocit i cili jeton dhe vepron në Gjilan; Tahir Z.Berisha, veteran i arsimit nga Vërbani i Vitisë; Prof.Rexhep Abazi, kryetar i Lëvizjes Demokratike për Integrim me seli në Medvegjë dhe Këshilltar Komunal në K.K. të Medvegjës, Eshref Shabani, nip i dëshmorit të kombit Sylë Zarbica; Sevdail Hyseni, ish-kryetar i Ansamblesë Komunale të Bujanocit, momentalisht drejtor i Radio Televizionit "Bujanoci" dhe Imami i Xhamisë në Zarbicë, Mefail Ramadani nga Novosella.
Me këtë rast, Refik Hasani, në emër të Lëvizjes për Kthim dhe Integrim "Guri i Zi" dhe banorëve të kësaj Malësie, e nderoi veteranin e arsimit z.Tahir Z.Berisha me një Mirënjohje për kontributin e dhëne në arsimimin e popullatës së kësaj treve në vitet 1945/46 kur ai hapi shkollën e parë shqipe në Zarbicë. Pas 63 vjetësh, ish mësuesi arriti prapë të vizitoj objektin e Mejtepit ku dikur ai ua kishte mësuar nxënësve shkrimin dhe leximin shqip dhe më pastaj vizitoi edhe shkollën e re. Veterani u interesua për jetën në këtë anë dhe u ngazëllua kur pa në mure të objektit të Bibliotekës pllakën përkujtimore kushtuar të të rënëve të gjithë kohërave dhe atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe mbajtjen gjallë të Malësisë së Bujanocit.
Takimet e Vendlindjes u pasuruan me pika të zgjedhura të këngëve dhe valleve shqiptare të interpretuara nga shoqëritë kulturo – artistike nga Bujanoci dhe Gjilani. /refik hasani/levizja për kthim dhe integrim "guri i zi"/
FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga manifestimi.
Për të parë albumin, ju duhet
FLASH PLAYER
1 comment:
Ju lumt ju qe Organizuat takimet e vendlindjes dhe veqenarisht qe u kujtuat dhe ftuat veteranin e arsimit shqipe Tahir BERSISHEN .
Post a Comment