Panoramë e Prishtinës - Përmendorja e Skenderbeut e inaguruar më 28 nëntor 2001
Promovimi i librit “EMRA QË NUK HARROHEN – ARSIMTARË SHQIPTARË NË DIASPORË” të autorëve Tahir Z.Berisha, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyçi në Prishtinë më 08.09.2007.
Tubimin e kryesoi Dr.Mehmet Halimi. Për vlerat e librit foli recensenti, Prof.dr.Fazli Syla dhe në mungesë të recensentit tjeter, Akademik Dr.Pajazit Nushi, kryesuesi Dr.M.Halimi e lexoi një fragment të recensionit të tij.
Në diskutim morën pjesë: Zeqir Muçolli, Prof.dr.Musa Limani, Sali Ramadani – Kërçova dhe Mr.Nuhi Gashi. Në fund e mori fjalën edhe koautori Tahir Z.Berisha, i cili falënderoi të pranishmit dhe apeloi që koautorëve t’u dërgohen shënime edhe për arsimtarët tjerë që kanë punuar ose edhe sot punojnë në mësimin plotësues në diasporë, por ende nuk janë përfshirë në monografi.
FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga promovimi.
Për të parë albumin, ju duhet FLASH PLAYER
No comments:
Post a Comment