Ekspozite: "Vizionaret e Kultures dhe Sportit Shqiptar", Londer 2007


Kujtim i përbashkët i pjesëmarrësve të ekspozitës

EKSPOZITË “VIZIONARËT E KULTURËS DHE SPORTIT SHQIPTAR”

Në organizim të Shoqatës “Edith Durham”, Shoqatës “Birmingham MEAF” dhe Shoqatës “Ardhmëria”, në Londër më 2.06.2007 u mbajt një ekspozitë ku u paraqitën botimet më të mira të shkrimtarëve shqiptarë në Britani si dhe u prezantuan arritjet shqiptare në këtë vend. Në ekspozitë morën pjesë me punimet dhe botimet e veta: Qendra për Studime Shqiptare, Shoqata “Edith Durham” dhe krijuesit: Dritan Buna, Brikena Muharremi, Brunilda Sejati, Dhurata Limaja, Fatmir Terziu, Greta Jata, Marinela Reka, Mehmet Elshani, Naim Berisha, Petrit Kuçana, Selman Lokaj, Shpëtim Alimetaj, Shyqyri Dushaj, Sonila Reka, Tahir Z.Berisha, Tomë Gjokhilaj dhe Tomor Bahja. Ndërsa nga lëmia e sportit, u prezantuan: Eder Kuri, Fatjon Qelia, Jurgen Çetaj, Kreshnik Qato dhe Sevdai Bokçiu.

Pas fjalëve të organizatorëve, për punimet dhe arritjet e veta folën Bejtullah Destani, Tahir Z.Berisha, Akil Koci, Talat Pllana, Naim Berisha, Hyda Ismaili, Kreshnik Qato etj. njëkohësisht duke u përgjegjur edhe në pyetjet e shtruara nga organizatori Petrit Kuçana. Në kuadër të programit kulturo-artistik, u bënë interpretime të poezive të krijuesve shqiptarë në Britani dhe u shfaqën valle tradicionale shqiptare nga grupi i fëmijëve “Ardhmëria”.

FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga evenimenti.
Për të parë albumin, ju duhet FLASH PLAYER


--------------------
Pamje filmike nga ekspozita:

No comments: