Prezentim i Veprave, Glasgou 1999


Panoramë e Glasgout - George Square

Prezantimi i veprave të Tahir Z.Berishës në Glasgou të Skocisë, më 12.07.1999

Takimin e hapi në gjuhën shqipe dhe angleze Ylli Dushi, i cili edhe foli për veprën “Rrëfime në veten e parë” dhe lexoi recensionin e Mr.Shefki Stubllës. Disa shënime për autorin i paraqiti z.Mentor Mustafa, ndërsa për vëllimin I e II të monografisë “Emra që nuk harrohen”, foli znj.Remzije Sherifi.

Në diskutim morën pjesë: Aziz Hyseni, refugjat nga Lypjani, Dr.Abdullah Sammad, nga Afrika Jugore, Mahmood al Sadaih, përgjegjës për shpërndarjen e ndihmave islamike nga Iraku, z.Jackie, punëtor vullnetar i një firme humanitare etj.

Në kuadër të këtij prezantimi, nxënëset Teuta Dumani, Albana Shala dhe Kaltrina Zeqiri, recituan tri vjersha të autorit. Krijimet e veta i lexuan edhe disa pjesëmarrës të tjerë, ndërsa znj.Shqipe Shala, i ekspozoi disa piktura të veta me motive nga jeta e refugjatëve kosovarë. Pas përfundimit të prezentimit u shfaq një program kulturo-zbavitës me këngë e valle.

FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga promovimi.
Për të parë albumin, ju duhet FLASH PLAYER

No comments: