
Panoramë e Qytetit të Prizrenit - Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881)
Promovimi i librit “SHKOLLAT DHE ARSIMI SHQIP NË PREFEKTURËN E PRISHTINËS GJATË PERIUDHËS 1941 – 1944” të autorit Prof.Dr.Sc.Abdylaziz Veselit, në Prizren, më 10.06.2006
Në kuadër të 128-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren u mbajt promovimi i librit “Shkollat dhe arsimi shqip në Prefekturën e Prishtinës gjatë periudhës 1941 – 1944” i ish-nxënesit tim, Prof.Dr.Sc.Abdylaziz Veselit. Promovimin e hapi dhe të pranishmit i përshëndeti znj.Sahadete Sadikaj, drejtoreshë e Shtëpisë së Kulturës të qytetit Prizren, ndërsa me referate u paraqitën: Prof.Dr.Abdullah Zymberi dhe Akademik Dr.Sc.Jashar Rexhepagiqi.
Në diskutim morën pjesë veteranët e arsimit: Xhafer Kabashi, Xhylie Ramizi, Mehmet Kurteshi – Pozharani, Tahir Z.Berisha, Masar Shporta, Rabit Rexhepi dhe Prof.Dr.Musa Limani. Gjatë promovimit u ekzekutuan edhe disa pika freskuese muzikore nga nxënësit nën drejtimin e znj.Drita Millaku.
Promovimin e përcolli gazetari i njohur Rexhep Rifati me një artikull në gazetën “Bota Sot” dt.2.06.2006.
FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga promovimi.
Për të parë albumin, ju duhet FLASH PLAYER
0 comments:
Post a Comment