Kujtim i përbashkët në oborrin e Institutit Albanologjik në Prishtinë
Promovimi i vëllimit III të Monografisë së Tahir Z.Berishës “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët veteranë (1941 – 1951)”, në Prishtinë më 6.08.2005
Promovimin e organizoi Shoqata e Veteranëve të Arsimit të Kosovës në lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës nën kryesinë e Dr.Mehmet Halimit. Në mungesë të Prof.dr.Pajazit Nushit (që gjendej në udhëtim zyrtar), referatin e tij e lexoi Vehap Shita, kritik letrar. Ndërkaq, për veprimtarinë dhe kontributin e përgjithshëm të autorit me rastin e 77-vjetorit të lindjes së tij, foli zoti Mehmet Gjevori, kryetar nderi i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës. Në diskutimin e gjerë morën pjesë: Dr Sabit Uka, Mr.Shefki Stublla, Prof.dr.Musa Limani, Rabit Rexhepi, Selim Musliu, Zenun Rexhepi, Feta Dema, Zeqir Muçolli dhe Zejnullah Jakupi.
Në fund e mori fjalën edhe autori, i cili falënderoi organizatorët dhe të pranishëmve u dhuroi nga një ekzemplar të librit. Puna vazhdoi edhe gjatë koktelit, ku u shkëmbyen shumë mendime, anekdota e barcoleta të ndryshme.
Me këto tre vëllime në mbi 1600 faqe u përfshinë rreth tre mijë portrete e biografi të mësuesve të parë që iu vunë themelet e forta shkollave të para shqipe në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare.
FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga promovimi.
Për të parë albumin, ju duhet
FLASH PLAYER
1 comment:
Shume faqe e mire. Ju lumte!
Post a Comment