
Pamje nga Manifestimi
MANIFESTIM MADHËSHTOR NË SHESHIN TRAFALGAR TË LONDRËS NËN MOTON “KOSOVË GËZUAR PAVARËSIA!” & “THANK YOU BRITAIN!, me 9.03.2008”
Në këtë tubim ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit e shoqatave dhe organizatave të ndryshme që dhanë kontributin e tyre për këtë çështje si dhe miqë të shumtë dhe mbështetës të Pavarësisë së Kosovës si historiani i njohur anglez, Noel Malcolm, Lordi Ahmed (që është konsideruar i krahut pro-kosovar në Dhomën e Lordëve), Aleksandër Dervish Duma, Melani McDonald, z.Zef Mazi, Ambasadori i Shqipërisë në Britani, Agron Loxha përfaqësuesi i LDK-ës në Britani të Madhe etj.
Në hapjen e festës u mbajt një minut heshtje për të rënit në luftërat e Kosovës e më pas u këndua edhe Hymni Kombëtar. Tubimin i pari e përshëndeti z.Noel Malcolm, i cili tha se “Pavarësia e Kosovës është faktori kryesor për një Ballkan në paqë, pasi ajo tanimë është pjesë e familjes së madhe evropiane…”. Ndërkaq Lordi Ahmed u falënderua për ftesën dhe uroi të gjithë shqiptarët për Pavarësinë, duke shtuar se është i sigurtë se Kosova do të jetë simbol i një vendi paqësor dhe se do të jep kontributin e saj për paqen në Ballkan. Fjalën e mori edhe Aleksandër Duma, i cili theksoi se Kosova do të ec ashtu siç pritet nga të gjithë dhe se numri i shteteve që po e njohin, po rritet nga dita në ditë dhe se fati i saj është tashmë i shkruar në histori.
Me duartrokitje u pritë edhe përshëndetja e Presidentit të Kosovës, z.Fatmir Sejdiu, të cilën në emër të tij e lexoi Agron Loxha. Në këtë përshëndetje thuhej se Presidenti i Kosovës në emër të shtetit më të ri në botë, bashkohej me falënderimet që po i drejtoheshin Qeverisë britanike për kontributin e saj të dhënë në arenën e politikës ndërkombëtare për çështjen e Kosovës dhe për faktin se ishte njëra ndër të parët që mori masa për hapjen e zyrës së përfaqësisë diplomatike në Prishtinë.
Më pas e mori fjalën edhe Ambasadori i Shqipërisë, z.Zef Mazi, i cili pasi përshdëndeti të gjithë të pranishmit e cilësoi pjesëmarrjen e tyre në këtë tubim si akt qytetar dhe patriotik.
Pas edhe shumë përshëndetjeve të tjera vazhdoi programi kulturo-artistik me këngë, valle e recitime të cilin me sukses e udhëhoqën të rinjtë Emanuel Bajra dhe Aldona Limani. Me shumë enthuziazëm dhe duartrokitje nga të pranishmit u pritën sidomos recitimet e Driton Myftarit dhe Akil Loxhës.
FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga protesta.
Për të parë albumin, ju duhet FLASH PLAYER
--------------------
MEDIAT TELEVIZIVE - TV DIASPORA RTK
XHIRIM PRIVAT
--------------------
PAVARËSIA E KOSOVËS.
Kosovë, për ty festojmë na sot
Kurrë për jetë, mos t'kemi lot
Na vran, dogjën dhe masakruan
Tash më n'fund, lirinë fituam.
Sa shumë gjak, u derdh për ty
Për këtë ditë, për PAVARËSI
Sot këtu jemi bashkue
Këtë ditë të madhe me festue.
Heronjtë tanë n'Kosovë i kemi
Ibrahimin dhe Bac Ademin
Kemi Zahirin edhe Luanin
Që dhanë jetën për Vatanin.
Sot fillon një histori
Për Kosovë dhe për Shqipëri
Të gjithë s’bashku po festojmë
Shtetin e ri, ta gëzojmë.
Diell dhe Hënë për ne bëjnë dritë
Pesëqind vjet pritëm këtë ditë
Gëzimi i madh nuk ka kufi
Ka nji emër, PAVARËSI.
Rroftë Kosova, rroftë Shqipëria
Amerika dhe Anglia
Pavarësia sot ka ardhë
Përgjithmonë, për ne shqiptarë.
Selman Lokaj
Londër, 2008
Kosovë, për ty festojmë na sot
Kurrë për jetë, mos t'kemi lot
Na vran, dogjën dhe masakruan
Tash më n'fund, lirinë fituam.
Sa shumë gjak, u derdh për ty
Për këtë ditë, për PAVARËSI
Sot këtu jemi bashkue
Këtë ditë të madhe me festue.
Heronjtë tanë n'Kosovë i kemi
Ibrahimin dhe Bac Ademin
Kemi Zahirin edhe Luanin
Që dhanë jetën për Vatanin.
Sot fillon një histori
Për Kosovë dhe për Shqipëri
Të gjithë s’bashku po festojmë
Shtetin e ri, ta gëzojmë.
Diell dhe Hënë për ne bëjnë dritë
Pesëqind vjet pritëm këtë ditë
Gëzimi i madh nuk ka kufi
Ka nji emër, PAVARËSI.
Rroftë Kosova, rroftë Shqipëria
Amerika dhe Anglia
Pavarësia sot ka ardhë
Përgjithmonë, për ne shqiptarë.
Selman Lokaj
Londër, 2008
No comments:
Post a Comment