Panairi Nderkombetar i Librit, Londer 2001


Para hyrjes në Panair

VIZITA NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR TË LIBRIT NË LONDËR (25.03.2001)

Në Londër për çdo vit mbahet Panairi Ndërkombëtar i Librit, në të cilin marrin pjesë shtëpitë më të njohura botuese nga vendet e ndryshme. Në Panairin që u mbajt më 25 – 27 mars 2001, morën pjesë edhe Agjencia e Import-Exportit të botuesit BOTIMPEX dhe shtëpitë botuese TOENA dhe ONUFRI nga Shqipëria.

Në shtandet S-40 dhe S-41 të Panairit na pritën Dr.Estref Bega, përfaqësues dhe drejtor i Shtëpisë Botuese BOTIMPEX me personelin dhe Prof.dr.Jani Thomaj, autor i Fjalorit Frazeologjik të gjuhës shqipe prej 1166 fjalësh, i botuar në vitin 2000. Aty takuam edhe shkrimtarin e njohur kosovar z.Rrahman Dedaj (i cili më vonë edhe vdiq në Londër).

Edhe pse në Panair nuk mori pjesë asnjë shtëpi botuese nga Kosova, në këto shtande vërejtëm disa botime interesante me tematikë kosovare si dhe vepra të disa autorëve kosovarë.


Nga e majta: z.Rrahman Dedaj, Prof.dr.Jani Thomaj, Tahir Z.Berisha dhe Dr.Estref Bega.


Dr.Estref Bega, drejtor i Agjencisë Import-Export të botimeve BOTIMPEX

No comments: