![]() |
Zeqë Vërbani (1886 - 1943), fotografuar ne vitin 1927 |
![]() |
Lapidari i Zeqë Vërbanit |
Në Vërban të Vitisë, në vitin 1943 okupatorët bullgaro – italian i shkaktuan dy ngjarje të përgjakshme ku u vranë Zeqë Vërbani – Berisha, Ali Kovaçi, Nezir Myftari dhe Mustafë Ramadani. Me atë rast në përleshje të armatosur u vranë edhe një nënoficer bullgar dhe një "marshall" italian, dhe u plagosën Hajrush Hajrullahu, nga Gërmova dhe Sherif e Haki Misini nga Sodovina e Jerlive.
Pas 65 vjetësh, në vendin ku ndodhën këto ngjarje të përgjakshme, më 16 Gusht 2008, në organizim të Shoqatës së Veteranëve të Luftës Nacional – Çlirimtare në Viti, u zbulua lapidari i dëshmorit Zeqë Vërbani – Berisha (1886 – 1943), vepër e skulptorit anamoravas, Emin Hasani, e ku morën pjesë një numër i madh familjarësh dhe përfaqësuesish të tjerë nga mbarë Anamorava. Ceremonialin e hapi dhe e udhëhoqi deri në fund, Mujë Berisha, nip i Zeqë Vërbanit.
Në manifestim, pas himnit kombëtar dhe një minutë heshtjeje, folën Ismail Sokoli, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Vitisë dhe kryetar i Këshillit Organizativ, Prof.dr. Mehmet Halimi, punëtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Vehap Shita, nënkryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Abdyl Bajrami, njëri nga komandantët e UÇK-ës në ZO të Karadakut.
Në emër të familjes së Zeqë Vërbanit, fjalën përmbyllëse e mbajti Tahir Z.Berisha, djali i katërt i Zeqë Vërbanit, i cili edhe vet, si 15 vjeçar, kishte qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i kësaj ngjarjeje.
Në ceremonial, nga Anduena Berisha, stërmbesë e Zeqë Vërbanit, u recitua vjersha e Prof.Ramiz Kuqi, kushtuar Zeqë Vërbanit dhe u emitua kënga e rapsodit drenicak, Hashim Shala me titull "Gëzim i madh sod në Vërban".
Në fund, u vendosën kurora lulesh dhe për të gjithë pjesëmarrësit u organizua një koktel në restorantin e Kolegjit "Aga Xhite" në Ferizaj.
Ceremoniali u përcoll edhe nga mjetet e informimit publik.
FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga ceremoniali.
Për të parë albumin, ju duhet FLASH PLAYER
1 comment:
bravo gaz.... pahiri e gjeta ne googel webin ages tahir edhe u kyqa, pom vje shum mir qe mu dha rasti me pa zbulimune lapidarit te zeq verbanit se sjom kon prezent kemi pas qen ndeti mandej smujsha me paramendu qysh u kan ajo dit tash e pash edhe bash pom pelqen.... jona berisha
Post a Comment