Libri “Emra që nuk harrohen...” i dhurohet Vaçe Zeles


Gazetari Rexhep Rifati duke ia dhuruar Vaçe Zeles librin “Emrat që nuk harrohen...”

Pikëtakime
Libri “Emra që nuk harrohen...” i dhurohet Vaçe Zeles

Më 9 maj 2009 në një lokalitet të Neuchatelit në Zvicër, LAPSHI “Naim Frashëri” (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë), në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare të Kantonit të Neuchatelit (Nëshatel), organizoi një takim për promovimin e librit “Presidenti i planetit të kuq”, të autorit të ndjerë për fëmijë Bedri Dedja.

Në këtë eveniment kulturor mori pjesë edhe këngëtarja jonë me famë botërore, Vaçe Zela (që jeton në Zvicër) me bashkëshortin e saj Pjetër Rodiqin dhe vajzën Irma. Me këtë rast gazetari Rexhep Rifati (që ka shkruar disa artikuj për këtë libër), i autorizuar nga autorët, Prof. Tahir Berisha, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyçi, ia dhuroi legjendës së këngës shqipe, librin "Emrat që nuk harrohen - arsimtarët shqiptarë ne diaspore".

Këngëtarja, Vaçe Zela (që është përfshirë në librin e 500 personaliteteve më me shumë influencë në botë), e pranoi me kënaqësinë më të madhe librin "Emrat që nuk harrohen - arsimtarët shqiptarë ne diaspore", pasi ajo e çmon shumë rolin dhe kontributin e arsimtarëve shqiptarë si në trojet etnike ashtu edhe në mërgatë. Ajo nënvizoi se këtë libër do ta ruajë si një thesar të çmueshëm, ngase në te figurojnë emrat e atyre që e ruajtën frymën kombëtare dhe gjuhën amtare, jo vetëm në atdhe por edhe në dhe të huaj. Por edhe në shenjë mirënjohje për autorët, që bënë punë të madhe me botimin e këtij libri të vlefshëm.


Fëmijët e shkollës shqipe nga Neuchateli i Zvicrës me të madhen Vaçe Zela


Vaçe Zela me disa nga mësuesit shqiptarë në Zvicër, emrat e të cilëve gjenden në libër

No comments: