Promovim: "Lermeni Pak Atdhe", Londer 2004


Kujtim i përbashkët i disa nga krijuesit

Promovimi i antologjisë së krijuesve shqiptarë në Britani të Madhe “Lërmeni Pak Atdhe” (Sh.B. “Mokra”, Tiranë 2004), në Londër më 28.03.2004, përgaditur nga Petrit Kuçana

Në organizim të Shoqatës “Edit Durham”, e nën udhëheqjen e Petrit Kuçanës, në Londër u bë promovimi i kësaj antologjie, në të cilën janë përfshirë punimet e këtyre krijuesve shqiptarë, të cilët momentalisht jetojnë në Angli: Alma Verria (Korçë), Aurela Selimi (Tropojë), Brikena Muharremi (Mitrovicë), Behar Kojku – Nela (Librazhd), Dojran Kulla (Tiranë), Driton Buna (Burrel), Dhuratë Limaja (Burrel), Edlira N.Gjipali (Vlorë), Ermira Çela (Elbasan), Fadil Haxhia (Tropojë), Flamur Puci (Dibër), Majlind Goge (Shijak), Mehmet Elshani (Medvec – Prizren), Kosta Qerosi (Skapar), Mentor Heti (Mat), Nikolin Nilaj (Shkodër), Petrit Kuçana (Tropojë), Rrahman Dedaj (Penuh – Podujevë), Sotiraq Goga (Devoll), Tahir Z.Berisha (Vërban – Viti) dhe Valbona Ismaili – Luta (Prishtinë).

Petrit Kuçana, redaktor i kësaj antologjie, i prezantoi veç e veç krijuesit, duke ua lexuar nga një punim.

Shënim: Në vitin 2006, u botua edhe Antologjia II e 26 krijuesve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Britani të Madhe.

FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga promovimi.
Për të parë albumin, ju duhet FLASH PLAYER

2 comments:

Anonymous said...

Good words.

Anonymous said...

Zotni te pershendes dhe te komplimentoj per punen e madhe .Jo rastesisht jam ne ket faqe ,, por kerkoja ne web nje shok shkolle , dhe google me solli ketu , Nikolin Nilaj emri i tij e pash dhe ne foto , ai eshte . Nese eshte e mundur te me mundesoni lidhjen me te do ishte mrekulli , Vermoshjane@aol.com adresa ime , do te te isha shume mirenjohese .Flmn shume .