
Panoramë e Nurnbergut
Promovimi i vëllimit IV të Monografisë “EMRA QË NUK HARROHEN – ARSIMTARË SHQIPTARË NË DIASPORË”, të koautorëve Tahir Z.Berisha, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyçi, mbajtur në Nurnberg të Gjermanisë, më 20.10.2007
Manifestimin e udhëhoqi Nusret Dërguti, mësues në diasporë. Për shkaqe objektive, koautorët Tahir Z.Berisha dhe Çerkin Bytyçi nuk patën mundësi që të marrin pjesë në promovim, mirëpo Tahir Z.Berisha e kishte dërguar një letër përshëndetëse nga Londra të cilën e lexoi mësuesja Meritë Berisha – Xhemajli.
Me vështrime të veçanta me shkrim rreth përmbajtjes dhe vlerave të kësaj monografie u paraqitën Mr.Mazllum Hasimja dhe Rifat Hamiti, autor i disa veprave dhe mësues i shkollës shqipe në Duseldorf, ndërsa në diskutim morën pjesë Ilze Jakir, Pjetër Coli dhe skulptori akademik Mal Myrtaj, i cili njërit nga autorët e pranishëm, z.Hamza Halabakut, ia dhuroi një skulpturë me një porosi shumë domethënëse “Pika e lotit”.

Në pjesën e dytë të programit u organizua edhe një orë e vogël letrare, ku poezitë e veta i lexuan: Selman Guri Sylaj, Ali Sh.Berisha dhe Hamza Halabaku. Në vazhdim nxënësit e shkollës, Ylber dhe Drilon Azemi dhe Petrit e Jeton Ramadani, nën udhëheqjen e kompozitorit Ramadan Ramadani, kënduan disa këngë shkollore dhe e bënë edhe më madhështor këtë tubim kulturor.
Tubimin e përcolli gazetari i “Bota Sot”, Rexhep Rifati.
FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga promovimi.
Për të parë albumin, ju duhet FLASH PLAYER
No comments:
Post a Comment