Miqë dhe familjarë të nderuar,
Me keqardhje dhe pikëllim ju njoftojmë se sot, më 12 dhjetor 2013 në Londër, veterani i arsimit Tahir Berisha, ka ndërruar jetë, në moshën 85 vjeçare. Kaloi në amshim, i qetë dhe i rrethuar nga më të dashurit e tij të afërm. Lamtumirë i themi këtij kolosi të madh të kohës së tij, lamtumirë një babai të mrekullueshëm, një gjyshi të dashur dhe bashkëshorti perfekt. Një veprimtar i shquar dhe i palodhshëm në fushën e edukimit dhe arsimit kombëtar, i cili la të shkruar më shumë se 10 vepra e botime tjera publicistike. Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet në vendlindjen e tij, në Vërban të Vitisë.
No comments:
Post a Comment