
Panoramë e Nurnbergut
Promovimi i vëllimit IV të Monografisë “EMRA QË NUK HARROHEN – ARSIMTARË SHQIPTARË NË DIASPORË”, të koautorëve Tahir Z.Berisha, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyçi, mbajtur në Nurnberg të Gjermanisë, më 20.10.2007
Manifestimin e udhëhoqi Nusret Dërguti, mësues në diasporë. Për shkaqe objektive, koautorët Tahir Z.Berisha dhe Çerkin Bytyçi nuk patën mundësi që të marrin pjesë në promovim, mirëpo Tahir Z.Berisha e kishte dërguar një letër përshëndetëse nga Londra të cilën e lexoi mësuesja Meritë Berisha – Xhemajli.
Me vështrime të veçanta me shkrim rreth përmbajtjes dhe vlerave të kësaj monografie u paraqitën Mr.Mazllum Hasimja dhe Rifat Hamiti, autor i disa veprave dhe mësues i shkollës shqipe në Duseldorf, ndërsa në diskutim morën pjesë Ilze Jakir, Pjetër Coli dhe skulptori akademik Mal Myrtaj, i cili njërit nga autorët e pranishëm, z.Hamza Halabakut, ia dhuroi një skulpturë me një porosi shumë domethënëse “Pika e lotit”.

Në pjesën e dytë të programit u organizua edhe një orë e vogël letrare, ku poezitë e veta i lexuan: Selman Guri Sylaj, Ali Sh.Berisha dhe Hamza Halabaku. Në vazhdim nxënësit e shkollës, Ylber dhe Drilon Azemi dhe Petrit e Jeton Ramadani, nën udhëheqjen e kompozitorit Ramadan Ramadani, kënduan disa këngë shkollore dhe e bënë edhe më madhështor këtë tubim kulturor.
Tubimin e përcolli gazetari i “Bota Sot”, Rexhep Rifati.
FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga promovimi.
Për të parë albumin, ju duhet FLASH PLAYER
----------
Shënim:
Me rastin e promovimit të librit: "Emra që nuk harrohen..." IV, autorëve Tahir Z.Berisha, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyçi, iu kushtuan këto vargje:
"Ju mjeshtër të shkronjave në letër,
Mos merrni zanat tjetër!
Se gjeneratat që vijnë,
Për nder do t'jua dijnë,
Se ua lat të shkruar historinë.
Rruget me shkronja shtroni
që t'a dijmë nga kemi ardhë
e mos harroni, edhe shkroni...!
Me nderim dhe respekt gjithmonë, për këta mësues të mirë!
Guri Sylaj"
No comments:
Post a Comment