
Panoramë e Prishtinës - Përmendorja e Skenderbeut e inaguruar më 28 nëntor 2001
Promovimi i librit “EMRA QË NUK HARROHEN – ARSIMTARË SHQIPTARË NË DIASPORË” të autorëve Tahir Z.Berisha, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyçi në Prishtinë më 08.09.2007.
Tubimin e kryesoi Dr.Mehmet Halimi. Për vlerat e librit foli recensenti, Prof.dr.Fazli Syla dhe në mungesë të recensentit tjeter, Akademik Dr.Pajazit Nushi, kryesuesi Dr.M.Halimi e lexoi një fragment të recensionit të tij.
Në diskutim morën pjesë: Zeqir Muçolli, Prof.dr.Musa Limani, Sali Ramadani – Kërçova dhe Mr.Nuhi Gashi. Në fund e mori fjalën edhe koautori Tahir Z.Berisha, i cili falënderoi të pranishmit dhe apeloi që koautorëve t’u dërgohen shënime edhe për arsimtarët tjerë që kanë punuar ose edhe sot punojnë në mësimin plotësues në diasporë, por ende nuk janë përfshirë në monografi.
FOTO ALBUMI
Më poshtë mund të shihni foto nga promovimi.
Për të parë albumin, ju duhet FLASH PLAYER
Pranimi te Ministri i Arsimit të Kosovës, z.Agim Veliu

Në fund, Tahir Z.Berisha u falënderua për pritjen që iu bë dhe i dhuroi ekzemplarët e katër vëllimeve të kësaj monografie ku janë përfshi rreth tre mijë portrete e biografi të arsimtarëve veteranë dhe të mësuesve shqiptarë në diasporë.
Mediat Televizive
RTK Kult, Gusht 2007
RTV21, Shtator 2007
--------------------
Rizah Sheqiri (Suedi):
URIMET MË TË PËRZEMËRTA PËR PROMOVIMIN!...
URIME, URIME, URIME!... DHE JU LUMTË!... O MIQ!
Urimet më të përzemërta për promovimin e librit tuaj të ri “Emra që nuk harrohen – arsimtarë shqiptarë në diasporë" IV! Edhe një punë aq të rëndësishëme, edhe një projekt aq madhor e realizuat me sukses. Dhe tashmë i erdhi radha punës suaj të promovohet gjithandej, në atdhe e jashtë atdheut, gjithë andej ku ka shqiptarë. Ju lumtë o miq të dashur! Ju lumtë për punën dhe suksesin tuaj! Vepra juaj flet vetë!... Puna dhe mundi juaj meriton çdo lavdatë. Ju lumtë!... Ju lumtë!... Ju lumtë!... Juve Z. Hamza Halabaku dhe bashkautorëve të librit “Emra që nuk harrohen – arsimtarë shqiptarë në diasporë IV” prof. Tahir Z. Berishës dhe Çerkin Bytyçit, ju uroj nga zemra për promovimin e librit duke ju dëshiruar shëndet, fat, shumë të mira në jetë dhe shumë e shumë suksese në punën tuaj fisnike! Njëherësh shfrytëzoj rastin që t'u përgëzoj për promovimin duke ju uruar të realizoni e të promovoni me sukses edhe shumë botime të reja!
No comments:
Post a Comment